Messi tek Interi? Argjentinasi përgjigjet vetë me një postim në Instagram

Lionel Messi nuk do të transferohet as tek Interi dhe as nuk do të kthehet te Newell’s Old Boys në Argjentinë. Ka qenë vetë 6-herë fituesi i Topit të Artë që ka shuar ëndrrat e tifozëve zikaltër dhe atyre të Newell’s duke përgënjeshtruar zërat e fundit të merkatos që kanë ardhur nga mediat argjentinase.

Nëpërmjet një Insta Story në Instagram Messi ka etiketuar një lajm që e lidh të ardhmen e tij me Interin duke shkruar:

“Janë vetëm fake news, gjysma e të keqes që askush si beson. Atë që thanë për Newell’s në të njëjtin artikull një javë më parë, ishte gjithashtu diçka false”, shkruan Messi në Instagram.

Ylli argjentinas mesa duket do të vijojë aventurën te Barcelona, teksa ka 19 vite që po bën historinë në klubin blaugrana.

 

SHKARKO APP