Messi: Trofeu më i rëndësishëm në këtë situatë është rikthimi i lumturisë!

Lionel Messi ka dhënë një mesazh shumë domethënës në fushatën e fundit publicitare të “Adidas”. Ylli argjentinas nënvizon se të qenit larg fushave, prej pandemisë së Covid-19, e bëri të mendojë dhe reflektojë thellë

“Si çdo lojtar tjetër, unë thjesht dua të luaj përsëri. Sepse, të luash futboll e ka një çmim. Me njerëzit që na ndjekin është edhe më bukur. Të mos harrojmë se ne jemi edhe frymëzimi i të tjerëve.

Ndoshta trofeu më e rëndësishëm nga të gjithë në këtë situatë është rikthimi i lumturisë për të gjithë. Tani që futbolli është rikthyer, unë jam gati të luftoj për këtë qëllim”, u shpreh Messi.

SHKARKO APP