Messit i dështon keq “panenka”, humbet me penallti me Inter Miami (VIDEO)

Inter Miami u mund me rezultatin 3-0 në përballjen me Charlotte, ndërsa në qendër të kritikave ka përfunuar edhe Lionel Messi.

Në minutën e 32-të, kur rezultati ishte ende 0-0, argjentinasi pati mundësinë ideale për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por tentativa e tij rezultoi e pasuksesshme. Messi zgjodhi të realizonte një “panenka”, por portieri kroat Kristijan Kahlina lexoi saktë goditjen dhe e priti topin.

Ky moment rezultoi vendimtar, pasi më pas Charlotte mori kontrollin e ndeshjes. Frymëzuar nga pritja e portierit, lojtarët vendas dominuan në fushë dhe shënuan tre gola, duke siguruar një fitore të thellë dhe të merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabimi i Messit u cilësua nga mediat si një nga “panenkat” më të dobëta të karrierës së tij, duke e kthyer në protagonist negativ të mbrëmjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?