Messit nuk i pëlqen strategjia e PSG-së për zërat në publik
Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonës, teksa deri më tani nuk ka dhënë sinjale se do ta rinovojë. Një nga klubet që ka mundësi të mjaftueshme për të marrë argjentinasin është PSG.
Francezët, në fakt nuk e fshehin aspak këtë dëshirë dhe mbi transferimin e mundshëm të Mesit ka folur drejtori sportiv Leonardo, Neymar, Di Maria apo edhe Verrati. Kjo është një strategji e PSG për ta bërë sa më të shumtë afrimin mes palëve, megjithatë nga ESPN bëjnë të ditur se njerëz pranë Mesit kanë theksuar se diçka e tillë lojtarit nuk i pëlqen.
“Pleshti” po nervozohet nga kjo fushatë e parisienëve, të cilët nëse e shohin si të vërtetë këtë lajm, atëherë duhet të ndryshojnë shpejt strategji, pasi në të kundërt mund të shohë mundësinë e transferimit te Manchester City.