Milan, Allegri: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore

Trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri FLET për garën e titullit në Serie A dhe që përmbysja të bëhet realitet, duhet që Inter Milan të humbasë dhe Milani të fitojë. Objektivi kryesor për kuqezinjtë mbetet sigurimi i një vendi në UEFA Champions League. Allegri theksoi se skuadra ka 60 pikë dhe duhet të arrijë të paktën në 70, çka nënkupton edhe pesë fitore të tjera deri në fund.

Fitoren e parë nga këto suksese, Milani synon ta marrë të dielën në stadiumin Stadio Olimpico ndaj SS Lazio. Allegri paralajmëroi se skuadrat e trajnerit Maurizio Sarri janë gjithmonë të vështira për t’u përballur, pasi mbrohen mirë dhe janë të rrezikshme në kundërsulm.

Në mesfushë mungon i pezulluari Adrien Rabiot, ndërsa trajneri është në dilemë mes Ardon Jashari dhe Samuele Ricci për ta zëvendësuar. Allegri pret më shumë edhe nga sulmi, veçanërisht nga Christian Pulisic dhe Youssouf Fofana, ndërsa shtoi se vizita e ish-legjendës kuqezi Andriy Shevchenko në Milanello ishte një moment i këndshëm dhe, pse jo, edhe një ogur i mirë për skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?