Milan-Como në Australi, Rabiot del kundër: Është absurde të luajmë aq larg!
Vendimi i Lega Serie A për të zhvilluar ndeshjen Milan–Como në Australi ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Sipas mediave italiane, përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, dueli pritet të luhet në Perth, për shkak të mbylljes së “San Siros” gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 (6–22 shkurt 2026).
Ky vendim është marrë me miratimin e UEFA-s, në mënyrë të jashtëzakonshme, por ka shkaktuar shumë polemika, veçanërisht mes lojtarëve. Një nga zërat më kritikë ka qenë Adrien Rabiot, lider i mesfushës së Milanit, i cili në një intervistë për Le Figaro nuk i kurseu komentet:
“Milan–Como në Australi? Është totalisht absurde. E kuptoj që bëhet për arsye ekonomike, për të rritur dukshmërinë e kampionatit, por është e pabesueshme. Flitet shumë për ngarkesën e kalendarit dhe për shëndetin e futbollistëve, por më pas na detyrojnë të udhëtojmë në anën tjetër të botës për një ndeshje të Serie A. Është e çmendur. Si gjithmonë, duhet të përshtatemi.”
Sipas burimeve pranë Lega Serie A, zhvillimi i takimit Milan–Como më 15 mars 2025 në Perth do të gjenerojë rreth 12 milionë euro, që do të ndahen mes të gjitha klubeve të kampionatit italian. Megjithatë, shumë lojtarë dhe tifozë e shohin këtë si një “shitje” të frymës tradicionale të futbollit italian.
KOHA JONË SONDAZH

