Milan hidhet në sulm për Kean, i pari në listën e Tares

Edhe pse merkatoja e janarit sapo është mbyllur, te Milani mbeten ende disa çështje të hapura, veçanërisht ajo e sulmuesit qendror. Kuqezinjtë kërkonin një “bomber” të nivelit të lartë dhe u ndalën te Niclas Fullkrug, ndërsa më pas provuan pa sukses deri në orët e fundit për Jean-Philippe Mateta, përpara se gjithçka të ndalej pas rezultateve të kontrolleve mjekësore.

Për këtë arsye, është e qartë se gjatë verës prioriteti kryesor i Milanit do të jetë sërish përforcimi i repartit ofensiv. Alternativat nuk mungojnë dhe, sipas asaj që raporton Tuttosport, në listën e drejtorit sportiv Igli Tare vazhdon të jetë i pranishëm emri i Moise Kean.

Sulmuesi i Fiorentinës ka një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh, e vlefshme nga 1 deri më 15 korrik. Pas këtij afati, nëse askush nuk do ta aktivizojë klauzolën dhe nuk do të plotësojë kërkesat e lojtarit, klubet e interesuara mund të ulen në tryezë negociatash direkt me Fiorentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekst, e përditshmja italiane thekson se gjatë ndeshjes së fundit të Fiorentinës kundër Torinos, e luajtur të shtunën në “Artemio Franchi”, nuk ka kaluar pa u vënë re prania e një emisari të Milanit në tribunë. Një prani që lidhet pikërisht me dëshirën e kuqezinjve për të ndjekur nga afër performancat e Kean, në funksion të një sulmi të mundshëm në merkato gjatë verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?