Milan “paqe” me Lacion në duelin e parë, super Strakosha (VIDEO)

Milani dhe Lacio nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në “San Siro” luhet një duel interesant, ku diferencën e bëjnë Donaruma dhe Strakosha. 45 minutat e para luhen në një ritëm shumë të ulët, me të dyja skuadrat që studiojnë më shumë lojën e njëra-tjetrës.

Për të parë rastin e parë të vërtetë duhet të prisnim minutën e 62-të, me Imobilen që provon me një goditje me kokë, por portieri Donaruma pret mjaft mirë. Bomberi i Lacios ka një tjetër shans disa minuta më vonë, ndërkohë që Milani shpërdoron një mundësi të mirë me Kaliniç që ndalet nga Strakosha dhe më pas Çalhanoglu gabon me portën e boshatisur. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Olimpico” më 28 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?