Milan/ Pulisic dhe Leao drejt rikthimit, Saelemaekers nuk do të rrezikohet

Edhe pse kanë mbetur ende disa ditë deri te ndeshja e së premtes mes Pisas dhe Milanit, sinjalet nga Milanello janë gjithnjë e më pozitive për disa prej emrave kyç të kuqezinjve. Aktualisht, ndjesia është se Christian Pulisic, i cili edhe është stërvitur i diferencuar por ndodhet në gjendje shumë më të mirë fizike, pritet të grumbullohet nga Massimiliano Allegri.

I njëjti vlerësim vlen edhe për Rafa Leao-n. Sulmuesi portugez nuk është ende në formën optimale për shkak të një shqetësimi në aduktor, por vazhdon të punojë rregullisht me grupin në qendrën stërvitore të Milanellos dhe mund të jetë në dispozicion për udhëtimin drejt Pisas.

Situata është ndryshe për Alexis Saelemaekers. Belgu ishte zëvendësuar në pushimin e pjesës së parë në ndeshjen kundër Romës për shkak të përkeqësimit të problemit në aduktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollimet mjekësore të kryera sot kanë dhënë rezultate qetësuese, por stafi teknik nuk ka ndërmend të rrezikojë. Për këtë arsye, Saelemaekers pritet të mos aktivizohet, me objektivin për ta pasur plotësisht gati për ndeshjen kundër Comos më 18 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?