Milan shënon dy herë kundër Strakoshës (VIDEO)
Milani ka marrë sërish tre pikë në kampionat duke mposhtur në “San Siro” skuadrën e Lazios.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Viçenzo Montela fituan ndaj Lazios me rezultatin e pastër 2-0 duke dominuar për 90-minuta takimin.
Goli i parë për Milanin u shënuar nga i përhershmi Carlos Bacca që shënoi golin e pestë sezonal në pesë ndeshje të luajtura.
Për të vulosur shifrat mendoi sulmuesi tjetër Niang që shënoi nga pika e bardhë e 11-metrave duke u treguar i saktë në gjujtje.
Ndërkohë në këtë sfidë u aktivizua që nga minuta e parë portieri shqiptarë Thoma Strakosha që bëri një paraqitje mjaft të mirë, ku nuk kishte asnjë faj në pësimin e golave.
Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vëndin e tretë me 9-pikë, ndërsa Lazio renditet në vëndin e shtatë me 7-pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

