Milani anulon konferencën për shtyp për shkak të frikës nga coronavirusi
Frika nga coronavirusi ka ndryshuar jo pak planet e kampionatit italian, teksa disa ndeshje do të luhen pa tifozë, përfshirë edhe derbin mes Juventusit dhe Interit. Pas Udineses, Torinos, edhe Milani ka anuluar konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Genoa-s.
Ibrahimovic me shokë nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve, teksa do të luajë me porta të mbyllura. Sfida me Genoan nuk është shtyrë, teksa do të ketë një atmosferë surreale.
Trajneri Pioli duket se nuk ka dashur të rrezikojë që të dalë në konferencë me gazetarët, e programuar për ditën e nesërme. /R.Lika-Koha Jone/