Milani bën gati 100 milionë euro në verë, ja objektivat e Tares

Me kualifikimin për në Champions League tashmë të siguruar dhe me një fund sezoni ende plot objektiva, te Milani kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kuqezi synojnë të ndërtojnë një skuadër më konkurruese, që të përballojë ritmin e ndeshjeve çdo tre ditë në kampionat dhe në arenën europiane.

Sipas mediave italiane, tema kryesore e merkatos është diskutuar edhe në një takim mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe administratorit të klubit Giorgio Furlani. Në këtë takim është folur për buxhetin dhe prioritetet e përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Pjesëmarrja në Champions pritet t’i sjellë klubit rreth 65-70 milionë euro nga të ardhurat e UEFA, ndërsa shuma mund të rritet edhe më shumë në varësi të rezultateve dhe të ardhurave nga biletat. Përveç kësaj, Milani pritet të përfitojë edhe nga disa transferime të lojtarëve që aktualisht janë në huazim, mes tyre edhe rreth 9.5 milionë euro nga kartoni i Alex Jimenez. Në total, klubi mund të ketë rreth 100 milionë euro për merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategjia e drejtuesve dhe e Allegrit është të sigurojnë të paktën një përforcim të madh për çdo repart. Në mbrojtje janë në vëzhgim Kim Min-jae i FC Bayern dhe Mario Gila i Lazio, ndërsa për mesfushën objektivi kryesor është Leon Goretzka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sulm, emri që pëlqehet më shumë nga Allegri është Moise Kean, të cilin trajneri e ka drejtuar edhe më parë te Juventus dhe do ta dëshironte sërish në skuadër. Në kontratën e sulmuesit aktivizohet një klauzolë prej 62 milionë eurosh në dy javët e para të korrikut.

Nëse transferimi i Kean nuk realizohet, alternativa për repartin ofensiv janë Serhou Guirassy i Borussia Dortmund dhe Dušan Vlahovic, në rast se ky i fundit nuk arrin marrëveshje për rinovimin me Juventusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?