Milani dënohet nga Gjykatësi Sportiv për shkak të vonesave të hyrjes në fushë

Milan është ndëshkuar sërish nga autoritetet sportive për vonesën në hyrjen në fushë. Gjykatësi Sportiv i Serie A ka vendosur një gjobë prej 20 mijë eurosh ndaj klubit kuqezi për ndeshjen ndaj Parmës në San Siro.

Sipas vendimit zyrtar, klubi u sanksionua “për përgjegjësi objektive”, pasi shkaktoi pa arsye një vonesë prej rreth katër minutash në nisjen e ndeshjes dhe rreth tre minutash në fillimin e pjesës së dytë. Në raport theksohet se bëhet fjalë për përsëritje të vazhdueshme të së njëjtës shkelje gjatë sezonit.

Ky fenomen është shfaqur disa herë gjatë kampionatit dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe një mënyrë për të ushtruar presion psikologjik ndaj kundërshtarëve para nisjes së lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sanksion, shuma totale e gjobave të Milanit vetëm për vonesat këtë sezon arrin në 85 mijë euro. Megjithatë, kjo nuk është shifra më e lartë në kampionat: Lecce kryeson listën e gjobave sezonale me 105 mijë euro, kryesisht për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe tymueseve nga tifozët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?