Milani e mbyll sezonin me fitore ndaj Monzës në Seria A
Milani e ka përfunduar sezonin e tij zhgënjyes me një fitore 2-0 në San Siro kundër Monzës, që tashmë kishte zbritur nga kategoria dhe largohet nga Serie A me një humbje. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë tensioni, me Curva Sud që u largua nga stadiumi pas vetëm 15 minutash në shenjë proteste.
Fitoren për kuqezinjtë e vendosën dy gola brenda dhjetë minutash në pjesën e dytë: fillimisht ishte Gabbia që shënoi me kokë në minutën e 64-të pas një goditjeje nga këndi, dhe më pas Joao Felix që dyfishoi rezultatin në minutën e 74-të me një goditje të saktë dënimi.
Në pjesën e dytë në fushë hyri edhe i riu Camarda, i cili ishte disa herë pranë realizimit të golit të tij të parë në Serie A.
KOHA JONË SONDAZH

