Milani e nis mbarë në Europa League, shkatërron Rennes
Sporti E Enjte, 15 Shkurt 2024 23:20
Milan e nis në mënyrën më të mirë aventurën në Europa League, duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Rennes në “San Siro”.
Kuqezinjtë gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 32’, me Loftus-Cheek që zhbllokoi ndeshjen. Ndërsa në minutën e 48-të Loftus-Cheek realizoi golin e dytë për skuadrën e Piolit.
Milan realozoi edhe të tretin me Leao-n që u kthye te goli pas pesë ndeshjeve mungesë, në çdo kompeticion.
KOHA JONË SONDAZH

