Milani fiton duelin ndaj Romës dhe shkon -1 pikë nga kreu
Në ndeshjen e fundit të javës së dhjetë të Serie A, Milani fitoi 1-0 ndaj Romës, duke u ngjitur në vendin e dytë dhe duke u afruar vetëm një pikë nga Napoli kryesues.
Në pjesën e parë Roma dominoi lojën, duke shfrytëzuar gabimet në ndërtimin e aksioneve të skuadrës së Allegrit dhe duke rrezikuar me Cristante, El Ayanoui dhe Dybala. Megjithatë, në minutën e 39’, pas një kundërsulmi të shpejtë, Leao shërbeu për Pavlovic, i cili shënoi golin vendimtar për kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, Milani ishte më kërkues dhe afër golit të dytë me Ricci, Fofana dhe Nkunku, por edhe me një rast të pastër të Leaos, të shpëtuar në vijë nga Hermoso. Në minutat e fundit, Roma fitoi një penallti pas një prekjeje me dorë të Fofanas, por Maignan priti goditjen e Dybalas, duke ruajtur rezultatin.
Në fund, Milani feston një fitore të rëndësishme, duke u barazuar me Romën në vendin e dytë dhe duke mbetur vetëm një pikë prapa Napolit të Contes.
KOHA JONË SONDAZH

