Milani fiton me dy super gola kundër Hellas Veronës (VIDEO)

Milani rikthehet te fitorja në Seria A edhe pse mes shumë mungesave. Skuadra e Piolit mori një sukses të pastër 2-0 në fushën e vështirë të Hellas Veronës.

Pa shumë nga yjet, kuqezinjtë ja dolën që të triumfojnë me dy gola shumë të bukur. Fillimisht Krunic shënoi një gol fantastik me goditje dënimi në minutën e 27-të, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Në fillimin e pjesës së dytë është Dalot e menjë lëvizje shumë të bukur e dërgon topin në cepin tjetër të portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Silvestre. Milani me këtë fitore ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, 3 më pak se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP