Milani fiton me lehtësi ndaj Lecces së Ramadanit (VIDEO)

Milani merr 3 pikët e radhës në kampionat, duke mundur 3-0 Leccen në duelin e luajtur në “San Siro”. Christian Pulisic zhbllokoi takimin falë një goli shumë të bukur në minutën e gjashtë, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Në minutën e 20-të Oliver Giroud dyfishoi shifrat me një goditje me kokë. Lecce mbeti me dhjetë lojtarë në fundin e pjesës së parë pas daljes me të kuq të malazezit Krstovic.

Për të mbyllur llogaritë mendoi Rafa Leao, i cili shënoi pas vertikalizimit të bukur të Adli. Ylber Ramadani ishte në fushë për gjithë ndeshjen, ndërkohë që 12 minuta përpara fundit u fut në fushë edhe Medon Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

AC Milan [1] – 0 Lecce – Christian Pulisic 6' great goal
byu/dragon8811 insoccer

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?