FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani fiton me “poker” ndaj Lecces, ndez shpresat për Europë (VIDEO)

Milani e rinisi në mëntrën më të mirë kampionatin duke marrë një fitore të thellë 1-4 në stadiumin “Via Dell Mare” përballë Lecces. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 26-të me golin e shënuar nga spanjolli Samu Castillejo, ndërsa Lecce shënoi 10 minuta më vonë, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Vendasit, që luajnë për mbijetesë, provuan të ndryshojnë fatin e ndeshjes dhe gjetën golin e barazimit me Mancosu, që ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Babacar në minutën e 54-t të takimit.

Megjithatë vetëm një minutë më vonë, një çoroditje në mbrojtjen e Lecces u shfrytëzua mjaft mirë nga Bonaventura që riktheu sërish avantazhin e Milanit, ndërsa pak më vonë ishte kroati Rebic që shënoi edhe golin e qetësisë pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutat e mbetura pati kohë edhe për një golit të shënuar nga sulmuesi portugez Rafael Leao.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?