Milani fiton me “poker” ndaj Slavias së Pragës, por kualifikimi mbetet i hapur
Milani fitoi 4-2 me Slavian e Pragës në “San Siro”, por lë të hapur llogaritë e kualifikimit për ndeshjen e kthimit. Diouf u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, duke ia lehtësuar ndeshjen ekipit italian.
Kuqezinjtë e zhbllokuan ndeshjen me Giroud në të 34-tën, pas pasimit të dhënë nga Leao. Vetëm dy minuta pas golit të portugezit, befasoi skuadra mike me finalizimin e Douderas, por para se të mbyllej pjesa e parë, “Djalli” gjeti edhe dy gola të tjerë me Reijnders dhe Loftus-Cheek.
Schranz shkurtoi diferencën në 3-2 në të 65-tën, por pak para se të mbyllej ndeshja Pulisic i “vodhi” golin Leaos, pas një veprimi fantastik të portugezit.
KOHA JONË SONDAZH

