Milani fiton ndaj Empolit dhe kalon Juven, vendos një gol i Pulisic
Milani merr një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Empolit,në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A që u mbyll me rezultatin minimal 1-0.
Takimi i luajtur në “San Siro” nuk solli raste të shumta, megjithatë vendasit ia dolën që të fitonin në fund. Ndeshja u vendos nga një episod në minutën e 41-të, moment në të cilin Pulisic gjeti rrugën drejt rrjetës, pas asitit të dhuruar nga Okafor.
Në pjesën e dytë nag të dyja skuadrat u provua që të gjendej rruga drejt rrjetës, por pa sukses. Ardian Ismajlin e nisi sfidën si titullar, por luajti për vetëm 42 minuta për shkak të një dëmtimi.
KOHA JONË SONDAZH

