Milani fiton ndaj Napolit, vendos goli i Theo Hernandez
Milan merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napolit, në javën e 24-ët të Serie A. Skuadra e Piolit mori një sukses minimal 1-0 në San Siro.
Takimi u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një kombinimi perfekt me Leao-n, Theo gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Milan-in në avantazh.
Napoli provoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë, ndërkohë që Napoli renditet në vend të nëntë me 35 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

