Milani fiton Superkupën e Italisë, mund me përmbysje spektakolare Interin
Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, duke rrënbyer trofeun e Superkupës së Italisë.
Kuqezinjtë fituan me përmbysje, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.
Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.
Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao. Nisje fantastike për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.