Milani gjithnjë e më pranë Igli Tares, sot zhvillohet takimi vendimtar

Pas ngecjes në bisedimet me Fabio Paraticin, Milani ka shtuar ritmin në përzgjedhjen e drejtorit të ri sportiv, figurë kyçe për merkato dhe ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtori ekzekutiv i kuqezinjve, Giorgio Furlani, është nisur këtë të martë drejt Romës për të zhvilluar një takim të rëndësishëm me Igli Taren. Ish-drejtuesi shqiptar i Lazios është aktualisht opsioni më i preferuar nga bordi drejtues i Milanit.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, takimi me Taren mund të jetë vendimtar për emërimin e tij në këtë rol strategjik. Megjithatë, drejtuesit kuqezinj po mbajnë ende në vëzhgim edhe alternativa të tjera si Giovanni Sartori i Bolognas dhe Tony D’Amico i Atalantës.

Vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti, me synimin për të ndërtuar një projekt ambicioz që e rikthen Milanin në krye të futbollit europian.

SHKARKO APP