Milani i kërkon një nder Modric, synon afrimin e portierit të Realit

E ardhmja e Mike Maignan te Milani mbetet pezull, pavarësisht se portieri francez është rikthyer te paraqitjet e nivelit më të lartë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, konfirmoi situatën e ngrirë duke deklaruar: “Në fillim të sezonit bëmë një marrëveshje: ecim përpara pa i ushtruar presion njëri-tjetrit.”

Qëndrim që synon të shmangë zhurmën dhe t’i lejojë skuadrës së Massimiliano Allegrit të fokusohet te kampionati pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Megjithatë, kontrata e Maignan skadon dhe koha nuk është në favor të zgjidhjes së çështjes. Francezi priste rinovimin që në pranverën e kaluar dhe tashmë gjithçka do të varet nga raporti me trajnerin dhe ndjesia e përgjithshme brenda klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani nuk dëshiron të kapet i papërgatitur. Përveç emrave si Elia Caprile, Zion Suzuki dhe Noah Atubolu, sipas Tuttosport skenarin më të fortë e përfaqëson Andriy Lunin i Real Madridit. Portieri ukrainas, i lindur në vitin 1999, ka qenë prej kohësh në orbitën kuqezi, u ndoq edhe pas largimit të Donnarummas. Edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në 2023/24, rikthimi i Courtois e ka lënë sërish në hije, duke e bërë të mundur interesimin për një aventurë të re ku të ketë garanci për të qenë titullar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesat nuk mungojnë: Lunin ka kontratë deri në 2030 dhe Real Madridi kërkon rreth 25 milionë euro. Por, nga ana tjetër, pëlqimi i Milanit është i fortë dhe vetë lojtari shihet i hapur ndaj një projekti ku mund të jetë numri 1 i padiskutueshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?