Milani i pathyeshëm prej 22 javësh, tani synon rekordin e Capellos

Milani i Allegrit po ndërton një sezon me shifra mbresëlënëse, veçanërisht larg “San Siros”. Me 7 fitore dhe 5 barazime, Milani ka mbetur i pamposhtur në 12 ndeshjet e para në transfertë, një arritje që nuk regjistrohej që nga sezoni 2004–2005. Në pesë kampionatet kryesore europiane, vetëm kuqezinjtë dhe Bayern Munich mund të krenohen aktualisht me këtë rekord.

Ecuria pozitive shtrihet edhe në Serie A, ku Milani ka ndërtuar një seri prej 22 ndeshjesh radhazi pa humbje, falë 14 fitoreve dhe 8 barazimeve. Një ecuri e tillë mungonte që nga sezoni 1992–1993, kur ekipi i drejtuar nga Fabio Capello arriti 23 ndeshje pa disfatë. Pas humbjes në debutim ndaj Cremonese, kuqezinjtë nuk janë ndalur më.

Forca e Milanit qëndron te balanca mes mbrojtjes dhe sulmit. Deri tani, mbrojtja ka pësuar vetëm 17 gola në 23 ndeshje, me një mesatare prej 0.7 golash për takim. Në repartin ofensiv, Christian Pulisic dhe Rafael Leão janë shënuesit kryesorë, përkatësisht me 8 dhe 7 gola. Ndërkohë, në mesfushë spikat përvoja dhe klasi i Modrić, i cili, ndonëse në fund të karrierës, vijon të bëjë diferencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së 23-të, Milani ka grumbulluar 50 pikë, një kuotë që arrihet vetëm për herë të tretë në epokën e tre pikëve për fitore. Krahasuar me sezonin e kaluar, kuqezinjtë kanë 15 pikë më shumë dhe një avantazh prej 7 pikësh ndaj vendit të pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?