Milani i pavendosur për drejtorin sportiv, rishfaqet sërish opsioni Igli Tare

Milani ende nuk e ka gjetur drejtorin e ri sportiv. Paratici dhe kuqezinjtë nuk kanë rënë dakord në disa pika të klauzolës, të cilat lidheshin me pezullimin e tij në Itali, i cili i përfundon në Korrik.
Momentalisht negociatat janë ndalur dhe kuqezinjtë kanë filluar të shikojnë për alternativa të tjera. Sipas mediave pranë klubit, drejtuesit po studiojnë emra të tjerë dhe në skenë është rikthyer Igli Tare.
Shqiptari dukej pranë kuqezinjve në rolin e drejtorit sportiv, si dëshirë e madhe e Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë Furlani vendosi për Paraticin, duke e lënë jashtë gare atë.
Tani që negociatat me Paraticin kanë ngecur, palët mund të rikthehen sërish te Igli Tare dhe po e studiojnë si mundësi, për shkak të njohurive të mëdha që ka nga eksperienca 15-vjeçare te Lazio.