Milani me një ide të re, kërkon afrimin e bomberit serb të Realit
Milani është në kërkim të një sulmuesi tw rirepartit të avancuar, nëse Zlatan Ibrahimovic vendos të mos rinovojë kontratën dhe emri i parë në listën e drejtuesve të klubit kuqezi është ai i serbit të Realit të Madridit, Luka Jovic.
Ky i fundit nuk la gjurmë në kryeqytetin spanjoll dhe Reali i Madridit do të provojë ta shesë ose ta japë në huazim për të paktën një sezon, që të rigjejë formën që pati treguar kur ishte pjesë e klubit gjerman, për të mos i rënë vlera në treg.
Marrëdhëniet me Milanin janë të shkëlqyera dhe sulmuesi serb nga ana tjetër do ta mirëpriste një transferim te kuqezinjtë, ku do të rigjente shokun e skuadrës te Eintrachti i Frankfurtit, Ante Rebic, i cili është pjesë e formacionit të italianëve që prej verës së vitit të kaluar. Kuqezinjtë kërkojnë të formojnë një dyshe interesante për sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi nën drejtimin e trajnerit Ragnick.