Milani mendon goditjen e bujshme në merkato, Ibrahimovic kontakton ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester United
Prej kohësh, Marcus Rashford është lënë jashtë skuadrës së Manchester United, me trajnerin Ruben Amorim që ja ka bërë të ditur sulmuesit anglez se nuk është më në planet e klubit.
Interesi për të është rritur menjëherë ndjeshëm, me shumë klube që janë të gatshëm për shërbimet e 27-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe Milani, me Zlatan Ibrahimovic që duket se ka nisur kontaktet me ish-shokun e tij të skuadrës te “Djajtë e Kuq”.
Shuma që Manchester United kërkon është 40 milionë paund, por rroga e Rashford duket se është një pengesë për Milanin.
Nga ana tjetër, “Djalli” po punon për një marrëveshje huazimi, e cila ka më shumë gjasa të ndodhë, teksa do të synojë blerjen e plotë verën e ardhshme.