Milani mund me lehtësi Leccen në Kupën e Italisë

Milani i Massimiliano Allegrit konfirmon momentin pozitiv dhe kalon në 1/8 e Kupës së Italisë. Pas eliminimit të Barit, kuqezinjtë në “San Siro” mposhtën 3-0 Leccen e Di Francescos dhe siguruan përballjen e radhës me Lazion.

Takimi u vendos që në pjesën e parë. Fillimisht Nkunku goditi shtyllën me portën bosh, ndërsa në minutën e 18-të Siebert u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Leccen me dhjetë lojtarë. Vetëm dy minuta më vonë, Gimenez zhbllokoi rezultatin pas një asisti të Bartesaghit. Rabiot provoi më pas fatin e tij, por devijimi i tij u ndal në traversë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë administruan ndeshjen pa shumë probleme dhe shtuan diferencën: në minutën e 51-të Nkunku shënoi një perlë me gjysmë-roveshatë fluturimthi, ndërsa në minutën e 64 Pulisic vulosi rezultatin 3-0. Loftus-Cheek gjithashtu preku shtyllën, duke e bërë edhe më të thellë dominimin e Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?