Milani mund me lehtësi Udinesen, shkëlqen Pulisic
Milani vazhdon serinë pozitive në Serie A duke marrë fitoren e tretë radhazi. Në javën e katërt të kampionatit, kuqezinjtë triumfuan 3-0 në transfertë ndaj Udineses, me një paraqitje të shkëlqyer të Christian Pulisic.
Pas një pjese të parë ku dominuan lojën dhe rrezikuan me Gimenez, kuqezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 40-të, kur amerikani shfrytëzoi një gabim mes Kristensen dhe portierit Sava.
Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Runjaic aktivizoi dy sulmues për Udinesen, por Milani vulosi ndeshjen brenda tetë minutave të para me golin e Fofanasë dhe dopietën e Pulisic.
KOHA JONË SONDAZH

