Milani mund me përmbysje Comon, Rabiot shkëlqen me dopietë

Milani vazhdon ndjekjen e Interit dhe nuk gabon në transfertën e vështirë ndaj Comos. Kuqezinjtë fituan 3-1 në ndeshjen e rikuperimit të javës së 16-të të Serie A, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe duke mbajtur diferencën prej tre pikësh nga kryesuesit zikaltër.

Ndeshja nisi në ngjitje për skuadrën e Allegrit. Como, i drejtuar nga Fabregas, gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me Kempf, duke vënë në vështirësi serioze mbrojtjen mike. Në pjesën e parë vendasit krijuan edhe raste të tjera të pastra, por Milani u mbajt në lojë falë një Mike Maignan në version super, autor i tre pritjeve vendimtare që shmangën një disavantazh më të thellë.

Momenti kyç erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Nkunku tregoi qetësi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat, duke ndryshuar rrjedhën e takimit. Në pjesën e dytë Milani u shfaq më i organizuar dhe më konkret, duke marrë gradualisht kontrollin e lojës. Protagonisti absolut ishte Adrien Rabiot. Mesfushori francez realizoi golin e avantazhit në minutën e 55-të dhe vulosi përfundimisht fitoren në minutën e 87-të, duke firmosur dopietën personale dhe suksesin 3-1 të kuqezinjve. Një paraqitje që konfirmon momentin e shkëlqyer të Milanit dhe peshën gjithnjë e më të madhe të Rabiot në skemat e Allegrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 43 pikëve, mbetet në ndjekje të Interit me 46 dhe shkëputet nga Napoli, i ndalur nga Parma. Për Allegrin ky është rezultati i 19-të radhazi pozitiv, një seri që barazon atë të epokës Ancelotti dhe mban gjallë garën për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?