Milani mund me vuajtje Pisën dhe shkon -5 nga Interi kryesues
Java e 25-të e Serie A hapet me një fitore të vuajtur për Milanin. Skuadra kuqezi arrin të thyejë “mallkimin” ndaj skuadrave të sapongjitura në elitë, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Pisën, në një sfidë që rezervoi emocione deri në fund.
Skuadra e Massimiliano Allegri u duk se kishte marrë drejtimin e ndeshjes në minutën e 39-të, kur Ruben Loftus-Cheek zhbllokoi takimin me një gol të bukur, duke ndezur entuziazmin në shkallët e stadiumit.
Megjithatë, Milani nuk arriti ta mbyllte llogarinë. Niclas Füllkrug humbi një penallti, duke i dhënë frymëmarrje miqve. Pisa përfitoi nga momenti dhe në minutën e 71-të barazoi shifrat me Loyola, i cili realizoi pas një rrëmuje në zonë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi zhgënjyes, në skenë doli eksperienca. Në minutën e 86-të, Luka Modrić realizoi një gol të shkëlqyer, duke vulosur triumfin 2-1 për Milanin. Me këtë fitore, kuqezinjtë rikthehen në garën për titull, duke ngushtuar diferencën në -5 pikë nga Inter. Një sukses që vjen me sakrificë, por që mban gjallë ambiciet e Milanit në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

