Milani ndalet ndaj Romës, Maignan shkëlqen me një seri pritjesh

Java e 22-të e Serie A sjell barazimin e parë sezonal për Romën, e cila deri më tani në kampionat kishte njohur vetëm fitore ose humbje. Verdhekuqtw ndalën Milanin në rezultatin 1-1 në “Olimpico”, një barazim që i buzëqesh Interit, tashmë +5 ndaj kuqezinjve, dhe që i lejon Romës të barazojë Napolin në renditje. Gasperini ngjitet kështu në krah të Contes në vendin e tretë me 43 pikë, përpara Juventusit (42) dhe Comos (40).

Pjesa e parë foli thuajse vetëm për Romën, që dominoi lojën por pa gjetur golin. Malen ishte i pandalshëm në zonë, por u ndal disa herë nga një Maignan në formë të jashtëzakonshme dhe shpërdoroi edhe një rast të artë duke goditur jashtë.

Në pjesën e dytë Milani rrit presionin, ngre bllokun dhe shfrytëzon gabimet e kundërshtarit. Në minutën e 61-të, De Winter realizon golin e avantazhit pas një goditjeje nga këndi. Gasperini reagon menjëherë duke revolucionarizuar repartin ofensiv dhe hedh në fushë Vaz dhe Pellegrinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht kapiteni giallorosso shpërblen besimin e trajnerit: në minutën e 74-t, nga pika e bardhë, barazon rezultatin pas një prekjeje me dorë të Bartesaghit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?