Milani në ankth nga dëmtimet, Rabiot mbetet një muaj jashtë fushave

Pushimi për ndeshjet e Kombëtareve ka sjellë vetëm lajme të këqija për Milanin, që në prag të sfidës kundër Fiorentinës mund të paraqitet pa disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.

Lajmi më shqetësues vjen nga Adrien Rabiot, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj. Sipas ekzaminimeve mjekësore të kryera më 16 tetor, mesfushori francez ka pësuar një dëmtim në muskujt e pulpës së këmbës së majtë (soleo). Ai do të rivlerësohet pas rreth dhjetë ditësh, por rrezikon të mos rikthehet përpara mesit të nëntorit.

Probleme të reja edhe për Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan, i cili u dëmtua gjatë miqësores mes SHBA-së dhe Australisë, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore më 17 tetor, pas rikthimit nga Amerika. Pulisic ndjeu dhimbje në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë, dhe sipas mjekëve, rrezikon gjithashtu një pushim prej rreth një muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë “valë” dëmtimesh, një lajm pozitiv vjen nga Alexis Saelemaekers. Belgu, që kishte pësuar një problem muskulor gjatë impenjimeve me Kombëtaren, është rikuperuar më shpejt se parashikohej dhe ka rifilluar stërvitjen me grupin. Ai pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës, ndoshta edhe si titullar, për shkak të mungesave në krahun e djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Pervis Estupiñán mbetet në dyshim. Mbrojtësi po ndjek terapitë për dëmtimin në kyçin e këmbës së majtë, por tashmë ka filluar punën në terren dhe synon rikthimin në ditët e ardhshme.

Milani në ankth nga dëmtimet, Rabiot mbetet një muaj jashtë fushave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?