Ndryshimet në Kodin Penal pengesë për SPAK-un

Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit. Kjo sepse me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash.

Aktualisht, të penduarit rrëfehen për krimet më të rënda, duke nisur nga organizatat kriminale, terroriste, bandat dhe krimet e lidhura me to. Por janë lënë jashtë lidhjes së marrëveshjes për t’u penduar një seri veprash të tjera që nuk kanë marzh dënimi më të lartë se 7 vite burgim, që do të thotë se mes tyre është edhe shkelja e barazisë në tendera.

Aktualisht janë 13 të penduar që mbahen aty ku ka qenë 41-bissi. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, dy të tjerë në fushën e trafikut të narkotikëve janë ende nën proces. Si referencë në këtë janë sjellë standardet ndërkombëtare. Deri më sot, drejtësia nuk ka penduar asnjë zyrtar të penduar në fushën e korrupsionit, por vetëm për krim të organizuar dhe vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?