Milani në ankth për Ibrahimovic dhe Kjaer, ende stërviten veçmas
Milani ka nisur të mendojë për sfidën e fundjavës ndaj Sassuolos pas barazimit 2-2 ndaj Genoas. Të dielën në “Mapei Stadium” Pioli ka jo pak dilema për formacionin, teksa Ibrahimovic dhe Kjaer janë ende në dyshim për t’u aktivizuar.
Të dy futbollistët për momentin po stërviten veçmas nga skuadra. Mbetet ende për t’u parë edhe gjendja e Theo Herandez, i cili pësoi një dëmtim muskulor ndaj Genoas. E sigurt është ndërkohë mungesa e Bennacer dhe Gabbia-s.
Milanin e presin dy ndeshje shumë të vështira ndaj Sassuolos dhe Lazios, për të festuar në mënyrën më të mirë festat e fundvitit. /R.Lika-Koha Jone/