Milani në kërkim të një mbrojtësi, Gatti dhe Ake dy alternativa

Prioriteti i Massimiliano Allegrit për të forcuar repartin defensiv të Milanit ka një emër të preferuar: Federico Gatti. Klubi kuqezi ka bërë tashmë një tentativë konkrete, duke propozuar një shkëmbim me De Winter, por Juventusi e ka refuzuar ofertën pa hezitim.

Megjithatë, pista Gatti mbetet e hapur. Një tjetër ofensivë nga Milani mund të vijë në fund të muajit janar, moment kur do të vlerësohet rikthimi i mbrojtësit nga dëmtimi dhe hapësira reale që ai do të ketë në hierarkitë e Luciano Spallettit. Vetëm atëherë mund të kuptohet nëse ekzistojnë kushtet për një negociatë të re.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit po mbajnë aktive edhe disa alternativa. Në listën e profileve të pëlqyera janë Coppola i Brightonit dhe Caleb Okoli i Leicesterit, ndërsa për Tiago Gabriel situata duket e komplikuar, pasi Lecce ka “ngritur murin” dhe nuk ka ndërmend të negociojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendja e kuqezinjve shtrihet edhe në tregun ndërkombëtar, ku lista e emrave është e gjatë dhe ambicioze. Mes tyre spikat Nathan Aké, i cili mund të largohet nga Manchester City për të mos rrezikuar humbjen e Botërorit. Po ashtu, Milani po monitoron me interes edhe profile të nivelit të lartë si Kim, Disasi dhe risia e fundit, Topcu i Besiktasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?