Milani nis sot aventurën në Europa League, Roma sfidon sërish Feyenoord

Milan do të nisë sot aventurën në Europa League pas eliminimit nga Championsit. Kuqezinjtë do të përballen me Rennes, një kundërshtar i fortë për skuadrën e Piolit.

Italianët do të luajnë aktin e parë në shtëpi dhe do synojnë t’i thjeshtojnë sa më shumë gjërat për ndeshjen që do të luhet në Francë pas një jave. Sfidë shumë interesante pritet të jetë dhe përballja mes Feyenoord dhe Roma.

Për të tretin edicion radhazi, këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Pas finales së Conference League në Tiranë në 2022 dhe dy çerekfinaleve të Europa League edicionin e shkuar, tani do të jetë një tjetër përballje e dyfishtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Holandezët u mundën në finalen e Tiranës, ndërsa dhe edicionin e kaluar u eliminuan nga italianët ndaj duan hakmarrjen këtë sezon, për t’i larguar herët nga kompeticioni të besuarit e De Rossit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "UEFA EUROPA LEAGUE FIRST LEGS FEYENOORD 18:45 ROMA GALATASARAY 18:45 S SHAKHTAR DONETSK SPARTA PRAHA 18:45 YOUNG BOYS MARSEILLE 18:45 BENFICA SPORTING CP 21:00 MILAN TOULOUSE 21:00 RENNES LENS 21:00 FREIBURG BRAGA 21:00 QARABAĞ KNOCKOUT ROUND PLAY OFFS"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "UEFA EUROPA CONEAGUE FIRST LEGS STURM GRAZ 18:45 UNION SG SLOVAN BRATISLAVA SLAVA 18:45 FRANKFURT OLYMPIACOS 18:45 MOLDE FERENCVÁROS 18:45 LEGIA SERVETTE 21:00 BETIS LUDOGORETS 21:00 AJAX DINAMO ZAGREB 21:00 M.HAIFA BODD/GLIMT 21:00 KAAGENT GENT KNOCKOUT ROUND PLAY PLAY-OFFS"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?