Milani nuk di të ndalet, fiton me penallti miqësoren ndaj Barcelonës (VIDEO)
Milani vijon me formën fantastike, teksa këtë herë ka fituar miqësoren ndaj Barcelonës, 4-2 me penallti, ndërkohë që koha e rregullt në SHBA u mbyll 2-2.
Kuqezinjtë e nisëm furishëm duke shënuar dy gola të shpejt me Jovic dhe Pulisic, ndërsa në minutën e 22-të Robert Lewandowski shkurtoi diferencën në 2-1.
Në pjesën e dytë, sulmuesi polak realizoi të dytin personal dhe riktheu baraspeshën në rezultat. Ndeshja u mbyll në ekuilibër të plotë dhe në goditjet e penalltive lojtarët e Milanit u shfaqën më të saktë, duke triumfuar 4-3.

KOHA JONË SONDAZH

