Milani nuk ndalet në merkato, në mbrojtje kërkon edhe Gjimshitin

BOLOGNA, ITALY - JANUARY 09: Berat Djimsiti of Atalanta BC celebrates following the team's victory in the Serie A match between Bologna FC and Atalanta BC at Stadio Renato Dall'Ara on January 09, 2023 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pas shitjes së Thiaw te Newcastle, Milani ka vepruar me shpejtësi për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Lëvizja kryesore është transferimi i afërt i Koni De Winter nga Genoa, për një shumë rreth 20 milionë euro me bonuse të përfshira. Qendërmbrojtësi belg, i formuar te Juventus dhe tashmë me eksperiencë në Serie A, shihet si një zgjidhje e menjëhershme, por edhe afatgjatë falë moshës (23 vjeç) dhe potencialit të tij.

Megjithatë, sipas Tuttosport, De Winter nuk do të jetë i vetmi përforcim në prapavijë. Pas largimit të Thiaë dhe formës jo të qëndrueshme të Tomori, kuqezinjtë duan të kenë të paktën pesë qendërmbrojtës në dispozicion të Allegri-t. Për këtë arsye po shqyrtohen edhe pista të tjera, si Berat Djimsiti i Atalantës dhe Caleb Okoli i Leicester-it, ndërkohë që klubi monitoron edhe mundësi të tjera në tregun evropian.

Paralelisht, Milani po punon për të mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë zviceran Zachary Athekame, por prioriteti kryesor mbetet forcimi i boshtit të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?