Milani pendohet për Szoboszlai, Boban: E kishim mbyllur, por nuk e bënte dot numrin 10!

Mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Liverpool, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer që prej transferimit nga Leipzig në verën e vitit 2023 për 70 milionë euro. Por karriera e tij mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër. I ftuar në studiot e Sky Sport, ish-drejtuesi dhe legjenda kroate Zvonimir Boban ka zbuluar një prapaskenë interesante mbi të kaluarën e lojtarit.

“Lindi si numër 10. Te Red Bull Salzburg dhe me Hungarinë luante gjithmonë pas sulmuesit. Por ishte një rol problematik për të”, u shpreh Boban.

Sipas tij, evoluimi i Szoboszlai ka qenë vendimtar për shpërthimin e tij në nivele të larta: “Sot është shndërruar në një mesfushor ‘8’ të pastër, që ishte e vetmja rrugë logjike për ta bërë kampion. Ka talent të jashtëzakonshëm, sheh lojën dhe prek topin si shumë pak lojtarë në botë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boban më pas zbuloi edhe një detaj të bujshëm nga merkato: “A më pëlqen? Sigurisht që po. Ne e kishim mbyllur marrëveshjen për të, por në fund nuk u realizua. Është një lojtar shumë i bukur për t’u parë dhe jam i lumtur që ka fituar betejën me veten duke u bërë një futbollist i vërtetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-mesfushori kroat theksoi se transformimi i tij ka ardhur edhe për shkak të kufizimeve në stilin e lojës: “Nuk kishte shpejtësinë dhe aftësinë në duelet një kundër një për të luajtur si ‘10’. Nuk mund ta bënte atë rol”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?