Milani piketon dy super sulmues në merkaton e janarit
Milani pritet të jetë shumë aktive edhe në merkaton e janarit për të krijuar një skuadër kompetitive në një sezon të gjatë. Sipas mediave italiane drejtuesit kanë nisur negociatat për afrimin e njërit mes dy sulmuesve të rinj Memphis Depay dhe Marcus Thuram.
Sulmuesi 26-vjeçar holandez pritet të largohet nga Lyoni që në muajin janar dhe kuqezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë të negociojnë me të, pasi kërkohet me ngulm nga Barcelona, si i përzgjedhuri i trajnerit Ronald Koeman.
Nga ana tjetër edhe për Thuram konkurrenca është e madhe, por kuqezinjtë kanë marrë informacionet paraprake nga menaxheri i tij Mino Raiola, i cili përfaqëson edhe futbollistë të tjerë të kuqezinjve, mbi të gjitha Ibrën e Donnarummën.
Këto dy profile shikohen me shumë interes nga drejtuesit e Milanit, pasi mund të luajnë fillimisht në krah të Ibrës dhe njëkohësisht të përgatiten t’i marrin vendin suedezit, teksa mosha do të bëjë të vetën me kalimin e kohës.