Milani piketon sulmuesin e Romës, pëlqehet nga Fonseca

Dëshira e radhës për Milanin është Tammy Abraham. Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Roma, teksa po insiston të vijojë karrierën te kuqezinjtë e Fonsecas.

26-vjeçari është një profil që pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi teknik i Milanit. Bisedimet me Romën vijojnë, ndërkohë që propozimi i fundit nga Milano përfshin edhe kapitenin Davide Calabria.

Pasi refuzuan Jovic dhe Okafor, verdhekuqve u është ofruar mbrojtësi i djathtë si pjesë e operacionit të kalimit të Abraham në Milanello.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e Romës ndërkohë kërkojnë 25 mln euro për kartonin e goleadorit anglez dhe jo ndonjë lojtar në marrëveshje..

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?