Milani shkatërron 3-0 Monzën, ngushton diferencën me Juventusin (VIDEO)

Milani rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes me Atalantën. Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën 3-0 Monzën në “San Siro”, duke e shkurtuar në 5 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë

Interi kryesues, që sonte luan në “Olimpico” përballë Lazios, ndodhet 6 pikë larg. Tijjani Reijnders zhbllokoi takimin pas vetëm 3 minutave falë një inkursioni të bukur ku dribloi 3 kundërshtarë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 41’. Mbrojtësi 18-vjeçar, Jan-Carlo Simic, i cili zëvendësoi Pobegan e dëmtuar, shënoi në debutimin e tij me Milanin (asist Leao).

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati 3-0 u vulos nga Noah Okafor (76’). Pas asistit të Giroud në një aksion ku pati merita edhe Reijnders.

Swiss Digital Mobile Reklama
MILAN-MONZA 3-0 | HIGHLIGHTS | 18-year old scores in emphatic Milan win | Serie A 2023/24

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?