Milani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit serb për 20 milionë euro

Milan ka prezantuar transferim e dytë për këtë merkato vere, teksa në “San Siro” ka zbarkuar serbi  Strahinja Pavlovic.  Për kartonin e tij do të derdhen në arkat e austriakëve të Salzburg plot 20 milionë euro.

Sa i përket kontratës personale, Pavlovic ka nënshkruar me “Kuqezinjtë” një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, por ende nuk është bërë me dije paga e tij.

“Lideri” i mbrojtjes pritet të jetë një ndër protagonistët në prapavijën e teknikut Paulo Fonseca, teksa nuk përjashtohet mundësia e një largimi të Thiaw për të cilin ka oferta tunduese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?