Milani zyrtarizon emërimin e Igli Tares si drejtorin e ri sportiv

AC Milan ka bërë zyrtare emërimin e Igli Tares si Drejtorin e ri Sportiv, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares shqiptare do të ketë detyrën të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv, Giorgio Furlani.

Tare, i lindur më 25 korrik 1973 në Vlorë, ka një karrierë të gjatë në futbollin italian si lojtar, ku ka mbajtur fanellat e klubeve si Brescia, Bologna dhe Lazio. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai u bë një prej drejtuesve më të respektuar në Serie A, duke shërbyer për më shumë se 15 vite si Drejtor Sportiv i SS Lazio. Gjatë kësaj periudhe, ai luajti një rol kyç në sukseset e klubit, përfshirë fitimin e tre Kupave të Italisë dhe tre Superkupave Italiane.

Në prezantimin zyrtar, Milan thekson vlerësimin për eksperiencën e gjatë të Tares, ndërsa Giorgio Furlani ka shprehur besim të plotë në aftësitë e tij për të kontribuar në objektivat ambiciozë të klubit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?