Milanit nuk i mjafton Ibrahimovic, mundet nga Genoa në “San Siro” (VIDEO)
Milani ka pësuar një humbje shokuese në duelin e javës së 26-të ndaj Genoas. Kuqezinjtë u mundën 2-1 në “San Siron” e boshatisur për shkak të koronavirusit.
Pjesa e parë ishte një katastrofë e vërtet për ekipin e Piolit, që pësoi dy gola, me Pandev në minutën e 7-të dhe Cassata-n në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë Ibrahimovic rihapi ndeshjen 13 minuta nga fundi, por Milani nuk mundi që të barazonte rezultatin deri në fund.
Pas kësaj humbje, Milani mbetet në vendin e 7-të me 36 pikë, duke shuar shpresat për një vend në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jone/