Milano-Cortina 2026, çelen Lojërat Olimpike Dimërore me një ceremoni spektakolare. Shqipëria me 4 përfaqësues

Në stadiumin legjendar San Siro në Milano po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Ceremonia përfshiu mbi 1,250 performues vullnetarë, 1,400 kostume të veçanta dhe u zhvillua paralelisht në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë një atmosferë unike për publikun mbarëbotëror.

Ndërkohë, disa disiplina sportive kanë nisur garat që përpara ceremonisë, përfshirë curling, patinazhin artistik, hokej dhe snowboard. Atletë të njohur si Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të vëmendjes, me pritshmëri të larta për medalje. Për Shqipërinë, emocionet janë të veçanta pasi vendi ynë përfaqësohet nga 4 skiatorë, Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, të cilët do të garojnë në disiplinat e skive alpine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
2026 Winter Olympics LIVE: Winter Olympics 2026 at Milan’s San Siro Stadium | Olympics Opening |N18G

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?