Milik drejt transferimit në Francë, “lë thatë” Juventusin
Olympique Marseille synon transferimin e Arkadiusz Milik. Drejtori sportiv i klubit francez Pablo Longoria, është një nga më aktivët në tregun botëror. Ai mori Pol Lirola nga Fiorentina, huazoi Kevin Strootman te Genoa dhe tani dëshiron një sulmues “9” për André Villas-Boas.
Emri i Milik ka qenë gjithmonë i pari në listë teksa tashmë duket në rrugën e duhur. Propozimi i fundit zyrtar në tryezë nga De Laurentiis dhe Chiavelli është 7 milion euro plus bonuse të konsiderueshme. Kjo shumë duket e pranueshme duke marrë në konsideratë faktin që Napoli ka kërkuar 15 milionë euro deri më tani.